EcoZ – Youth Ecological and Security Zone po kërkon angazhimin e 2 vullnetarëve me pagesë për një periudhë 2-mujore brenda intervalit Qershor-Korrik (1 vullnetarë) / Gusht-Shtator (1 vullnetarë) për të mbështetur ekipin në zbatimin e projekteve dhe organizimin e aktiviteteve mjedisore.
Çfarë ofrojmë:
• Përvojë praktike në fushën e mbrojtjes së mjedisit dhe angazhimit komunitar
• Mundësi për të punuar me një ekip dinamik dhe të përkushtuar
• Pagesë mujore për angazhimin tuaj
• Mundësi për rritje personale dhe profesionale
Çfarë kërkojmë:
• Të rinj/e të motivuar/a, të përgjegjshëm dhe të interesuar për çështjet mjedisore
• Disponueshmëri për një angazhim 2-mujor (gjysmë orar, sipas marrëveshjes)
• Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi në grup
• Njohje e gjuhës angleze dhe aftësi të kuptuarit të qështjeve mjedisore Lokacioni: Prishtinë
Afati për aplikim: 16 Maj 2025
Për të aplikuar, dërgoni CV-në tuaj dhe një paragraf të shkurtër motivimi në [email protected] me subjektin "Aplikim për vullnetar në EcoZ".