Në EcoZ, ne jemi të përkushtuar për të fuqizuar komunitetet, institucionet dhe palët e tjera të interesuara për të ndërmarrë veprime për një të ardhme më të gjelbër dhe më të qëndrushme.
Misioni ynë është të rrisim përgjegjësitë mjedisore në të gjitha nivelet, nga politika në praktikë, duke i pajisur njerëzit me njohuritë, mjetet dhe aftësitë e nevojshme për të nxitur ndryshime domethënëse në të mirë të natyrës dhe njeriut.
Ne punojmë për të edukuar gjeneratat e ardhshme, promovojmë ruajtjen e burimeve natyrore dhe anagzhohemi për të mbështetur komunitetet në tranzicion të drejtë, duke siguruar që shoqëria e Kosovës të kontribuojë në mënyrë aktive në mbrojtjen e mjedisit. Nëpërmjet edukimit, avokimit dhe nismave praktike, ne u mundësojmë komuniteteve të përmirësojnë rezultatet mjedisore dhe të ndërtojnë një të ardhme ku qëndrueshmëria është në thelb të vendimmarrjes në çdo nivel.
Duajeni dhe ruajeni mjedisin!