Ju ftojmë të merrni pjesë në ekspozitën fotografike: “Klima po flet TANI”

Me rastin e Ditës Botërore të Mjedisit, EcoZ ka kënaqësinë t’ju ftojë të ndaleni për një çast dhe të dëgjoni zërin e heshtur të klimës që flet përmes çdo fotografie.

Ju ftojmë të merrni pjesë në ekspozitën fotografike:
“Klima po flet TANI”

Kjo ekspozitë sjell një përzgjedhje fotografish të realizuara nga EcoZ dhe fotografi i njohur Arian Mavriqi, të cilat pasqyrojnë bukurinë natyrore të Kosovës dhe sfidat mjedisore me të cilat përballemi sot.

Ju mirëpresim të bashkoheni me ne më 5 qershor 2025 në Qendrën BARABAR – Prishtina (Grand Hotel, kati i 4-të). Ekspozita do të hapet në orën 10:30 dhe do të qëndrojë e hapur deri në orën 15:00.

Për më shumë informata, na kontaktoni në:
📧 [email protected]☎️ +383 49 905 462

Presim me kënaqësi pjesëmarrjen tuaj.

Partnerët Tanë