Samiti i Lumenjve të Kosovës

💙 Nën moton “Duke rrjedhur apo duke u shuar? Fati i Lumenjve të Kosovës”, Samiti i dytë për Lumenjtë u mbajt nga 3 deri më 5 Prill në Prishtinë.

Për tre ditë me radhë, mbrojtës të lumenjve, studentë, shkencëtarë, juristë, artistë, aktivistë e vendimmarrës u bashkuan për të ngritur zërin për mbrojtjen e lumenjve tanë.

I organizuar nga EcoZ në partneritet me Riverwatch, si pjesë e fushatës “Save the Blue Heart of Europe”, thirrja jonë ishte e qartë: të i mbrojmë lumenjtë tanë nga ndërtimi i hidrocentraleve në parqet kombëtare dhe t'i largojmë ato që tashmë janë ndërtuar.

💙 Faleminderit të gjithë atyre që kontribuan në suksesin e këtij samiti dhe që vazhdojnë të luftojnë për lumenjtë e fundit të egër të Kosovës.

Partnerët Tanë