Ristrukturimi i Grupit ECA (Environmental Children Assembly) 🌱

Kemi mbajtur një takim me Asamblenë Mjedisore të udhëhequr nga fëmijët, ku u diskutua dhe u vendos për ristrukturimin e grupit.
 
Asamblesistët mjedisorë patën mundësinë të diskutojnë për udhëheqësinë e re, mënyrën e komunikimit, vendosjen e rregullave të brendshme, si dhe krijimin e një procesi të qartë për anëtarësimin e fëmijëve të rinj në grup.
 
Ky takim u ofroi më shumë hapësirë për të shprehur mendimet e tyre mbi ristrukturimin e grupit dhe për të qenë më të përfshirë në vendime që i prekin ata drejtpërdrejt.
 
Ky takim u mundësua në kuadër të Projektit ,,Qëndrueshmëria Mjedisore me Fëmijët'' i cili zbatohet nga EcoZ në partneritet me Save the Children Kosova/o, dhe financohet nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Zhvillim (@sidasweden)

Partnerët Tanë