Dita e dytë e Samitit të Lumenjve të Kosovës

Dita e dytë e Samitit të Lumenjve të Kosovës u karakterizua me diskutime frymëzuese dhe zëra të fuqishëm për mbrojtjen e lumenjve dhe parqeve tona kombëtare. 💧
 
Folës vendor dhe ndërkombëtarë sollën perspektiva të ndryshme mbi gjendjen aktuale të lumenjve dhe parqeve kombëtarë, realitetin e tregut të energjisë që prodhohet në kurriz të natyrës, si dhe u ndanë praktikat më të mira për menaxhimin e zonave të mbrojtura.
 
U theksua ndikimi i hidrocentraleve në biodiversitetin e Parqeve Kombëtarë, roli i zyrtarëve ligjorë në mbrojtjen e lumenjve, si dhe rëndësia e mediave në ngritjen e vetëdijes publike.
 
Fitorja e Lumit Vjosa dhe rezistenca për Lumin Lumbardh u përmendën si shembuj frymëzues – tregues se kur komuniteti nuk hesht, natyra mund të fitojë.
 
Ky samit është realizuar në kuadër të fushatës "Save the Blue Heart of Europe", zbatuar nga EcoZ në partneritet me Riverwatch.

Partnerët Tanë