Dita e tretë e Samitit të Lumenjve

Dita e tretë e Samitit të Lumenjve u përmbyll me një ekspozitë të veçantë, ku shfaqem pamjet e lumenjve dhe parqeve tona kombëtare, përmes syve të artistëve dhe aktivistëve të përkushtuar.
 
🖼️ Ekspozita përfshiu fotografi nga artistët tanë të natyrës, historinë e fushatës "Sharr National Park, No Dams", si dhe prezantimin e punës së organizatave të shoqërisë civile.
 
🌿 Përmes ushqimit tradicional të bjeshkëve tona, sollëm shijen e parqeve kombëtare në zemër të qytetit, duke krijuar një atmosferë të veçantë për të gjithë të pranishmit.
 
Falenderim i veçantë për të gjithë artistët dhe organizatat që kontribuan në realizimin e kësaj ekspozite. Së bashku po e ruajmë zemrën blu të Kosovës! 💙

Partnerët Tanë