Dita e parë e Samitit të Lumenjve të Kosovës – Një thirrje për të mbrojtur lumenjtë tanë.

Me një fjalë mirëseardhjeje, samiti u hap nga Egzona Shala Kadiu, Drejtoreshë Ekzekutive e EcoZ, e cila theksoi rëndësinë e këtyre tri ditëve të dedikuara lumenjve tanë.
 
Pastaj, Ulrich Eichelmann nga Riverwatch prezantoi fushatën “Save the Blue Heart of Europe”, e cila synon mbrojtjen e lumenjve të Ballkanit.
Ali Sefaj, aktivist dhe mbrojtës i natyrës, ndau rrugëtimin e tij frymëzues, duke i dhënë motivim dhe shpresë secilit prej nesh për të vazhduar betejën për mbrojtjen e lumenjve.
 
Mbrëmja u mbyll në një atmosferë magjike, me performancën e Shpat Deda, që i dha zë atyre që nuk mund të flasin – lumenjve tanë.
Faleminderit të gjithëve që e bënë të veçantë këtë ditë të parë.
 
Ky samit është realizuar në kuadër të fushatës "Save the Blue Heart of Europe", zbatuar nga EcoZ në partneritet me Riverwatch.
 

Partnerët Tanë