Dijesa Morina dhe Venera Shala nga EcoZ morën pjesë në Akademinë e Energjisë 3.0, të organizuar nga European Climate Foundation.

Gjatë pesë muajve të kësaj akademie, ato patën mundësinë të thellojnë njohuritë e tyre mbi rolin e komuniteteve energjetike, revolucionin e rrjetit elektrik dhe mënyrat se si ky rrjet mund të shërbejë për burimet e rinovueshme, ndikimet e ndryshimeve klimatike nga perspektiva globale në atë lokale, si dhe pikat kritike të klimës që kërkojnë veprim urgjent.
 
Përveç pjesës teorike, ato morën pjesë edhe në vizita studimore shumë frymëzuese në tre komunitete evropiane që po e ndërtojnë në praktikë të ardhmen energjetike:
 
🔆 Gabrovo, Bullgari – ku panë nga afër një komunitet që prodhon dhe shpërndan energji të pastër në nivel lokal, me përfshirjen aktive të komunitetit dhe mbështetjen komunale.
 
🏅 Eisenkappel-Vellach, Austri – një ndër komunat e parë të shpërblyer me “European Energy Award” për përkushtimin ndaj efikasitetit energjetik dhe largimin nga qymyri.
 
🔋Luce, Slloveni – komuniteti i parë në vend që ka arritur vetë-mjaftueshmëri energjetike.
 
Tani, Dijesa dhe Venera do i sjellin këto mësime në vendin tonë. Përvojat e fituara do t'i kthejnë në veprim konkret përmes punës së përditshme në EcoZ duke fuqizuar komunitetet në Kosovë të jenë pjesë aktive e tranzicionit të drejtë energjetik 💚

Partnerët Tanë