Nga Qymyri në Komunitetet e Energjisë: Tranzicioni i Energjisë në Kosovë

⚡ Gjatë vizitës së Electra Energy Cooperative në Kosovë për dokumentarin mbi tranzicionin energjetik, ata vizituan edhe organizatën tonë, EcoZ. Drejtoresha Egzona Shala Kadiu ndau përvojat tona mbi bashkëpunimin me komunitetin e Obiliqit drejt tranzicionit të gjelbër.
 
Ky dokumentar i shkurtër eksploron tranzicionin energjetik të vendit përmes zërave të ekspertëve lokalë, gazetarëve, përfaqësuesve të shoqërisë civile dhe akademikëve, duke nxjerrë në pah si sfidat ashtu edhe mundësitë për një të ardhme më të drejtë dhe më të qëndrueshme, po ashtu tregon pse komunitetet energjetike janë kaq të rëndësishme , si mundësi që komuniteti të marr pjesë, të bashkëpunoj dhe të marr vendime së bashku për një të ardhme më të pastër.

Partnerët Tanë