Fuqizimi i të rinjve për një të ardhme më të gjelbër: EcoZ dhe iniciativa e High School Prishtina për mbrojtjen e mjedisit

EcoZ në bashkëpunim me nxënësit e Prishtina High School ,realizoi aktivitetin në kuadër të mbrojtjes së mjedisit. 🌿🌍
Akiviteti filloi me vizitë tek Euro Steel NUSHIku së bashku me nxënësit patëm mundësinë të shohim dhe të mësojmë më shumë rreth proceduarve të reciklimit. ♻️
 
Pas vizitës, organizuam një ligjëratë për mbrojtjen e mjedisit në hapësirat e qytetit të Pejës. Diskutimi ishte mbi rëndësinë e matjes së cilësisë së ajrit, duke demonstuar efektet e ndotjes së ajrit tek të rinjtë. Po ashtu, treguam më shumë për procedurat e matjes së cilësisë së ujit, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së burimeve të ujit të pastër për të ardhmen tonë.
 
Këto aktivitete na ndihmojnë të sensibilizojmë dhe të edukojmë të rinjtë për rolin e tyre në mbrojtjen e mjedisit.
 
Ky aktivitet u mundësua në kuadër të Projektit "Qëndrueshmëria Mjedisore me Fëmijët," i cili zbatohet nga EcoZ në partneritet me Save the Children Kosova/o/ financohet nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Zhvillim (@sidasweden )